De Laurentis: Duhet të jesh i çmendur nëse nuk je i lumtur te Napoli!

0

Mbrëmjen e sotme do të luhet në “Parc des Princes”, një nga sfidat më të rëndësishme për fazën e grupeve të “UEFA Champions League”. PSG pret Napolin në një duel “zjarri” mes dy ekipeve që kanë objektiva për të shkuar larg në këtë Champions.

Lidhur me këtë sfidë ka folur presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili ka folur në lidhje me takimin e sotshëm si dhe për një rikthim të mundshëm të Edinson Kavanit në Itali te Napoli i tij.

NAPOLI – “Duhet të jesh i çmendur në rast se nuk je i lumtur te Napoli. Në shtëpi, unë kam një pamje mjaft të bukur të Romës, por do ta ndryshoja gjithmonë për një pamje të Napolit, po ashtu dhe shtëpinë në Los Anxhelos do ta ndërroja me qytetin e Napolit”.

QYTETI – “Këta djem vetëm duhet të zgjohen, të shkojnë e të stërviten dhe kjo është e gjitha. Ne i paguajmë për qejf. Imagjinoni të zgjoheni në Liverpul. Ju keni vetëm shtëpinë e Beatles apo “Abbey Road”. Ka shumë gjëra në Paris, por moti nuk është aq i jashtëzakonshëm sa është në Napoli”.

A është ky një mesazh për Kavanin?
“Varet vetëm prej tij. Dyert tona janë gjithmonë të hapura për të. Unë nuk jam nga Katari, kështu që nëse ai nuk dëshiron të luajë për PSG dhe ul kërkesat e tij, do të gjejmë një marrëveshje me klubin francez. Askush nuk dëshiron të mbajë një lojtar të kualitetit të tij kur lojtari është i pakënaqur. Ai nuk është më 24 vjeç tashmë, por pavarësisht kësaj mendoj se ai mund të laujë deri në moshën 38-vjeçare.”

Areola?
“Po, e kam dashur. I fola agjentit të tij, Mino Raiola, por ai kishte ide të tjera për të. Gjithsesiu, jam shumë i lumtur me tre portierët që kemi. Kurrë nuk kemi pasur tre portierë kaq të mirë si Meret, Ospina dhe Karnezis. Ata kanë talent dhe karakter”, përfundoi fjalët e tij De Laurentis.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.