De Jong nuk e beson akoma: Nder i madh të luaj përballë idhullit tim

Djemtë e rinj dhe të talentuar të Ajaksit nuk kanë ndërmend të ndalen. Ata do të përballen në çerekfinalet e Championsit kundër Juventusit. Një përballje tepër e vështirë për “Harkëtarët”, por në këto nivele nuk ka asnjë ndeshje të lehtë.

Frenki De Jong me shokë ia dolën të rrëzojnë nga froni Realin e Madridit pas tre vitesh dominancë. Tashmë misioni është më i vështirë. Juventusi është përforcuar shumë, ka entuziazëm e dëshirë pas kualifikimit kundër Atletikos dhe ka në përbërje një lojtari si Kristiano Ronaldo.

Portugezi është idhulli i De Jong. 21-vjeçari ndihet i emocionuar që do të përballet me një “kanibal” goli si CR7. “Kur isha 10-12 vjeç, Kristiano Ronaldo ishte një ndër lojtarët më të mirë në botë. Do të jetë një nder i madh për mua të luaj me të vërtetë ballë për ballë me atë”, thekson mesfushori 21-vjeçar i Ajaksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *