De Jong: Mesi? Nuk e di ç’do bëj kur të stërvitem me të. Do i pasoj topin gjithnjë, kaq!

0

Frenki De Jong është padyshim blerja më e bujshme për merkaton e verës, të paktën deri tani. Mesfushori do të kalojë në radhët e Barcelonës, me katalanasit që do të derdhin në arkat e Ajaksit plot 75 milionë euro.

Në kuadër të kalimit të tij në “Camp Nou”, De Jong ka folur për mediat, ku ka dhënë një deklaratë mjaft interesante, teksa thotë që do të vdesë kur të shohë Mesin të stërvitet me të. Gjithashtu, holandezi shtoi se po pret me padurim të mësojë nga më të mirët.

“Do të vdes kur të shoh Mesin në stërvitje. Thjesht do ta pasoj topin tek ai gjithmonë (qesh). Nuk do ta ndryshoj mënyrën e lojës time. Nuk më intereson nëse do të jem në qendër të vëmendjes te Barcelona. Jam kurioz të di se si do të përshtatem atje. Pres me padurim që të mësoj nga më të mirët.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.