“De Jong më kujton veten time, është më i miri”, rrëfehet legjenda e mesfushës!

Frenki De Jong padyshim i ka mahnitur të gjithë këtë sezon me paraqitjet e tij, ku është një lider i vërtetë në mesin e fushës. Holandezi do të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm, me katalanasit që derdhën plot 75 milionë euro në arkat e Ajaksit.

Lidhur me yllin holandez, së fundmi ka folur legjenda Andre Pirlo. Ish-mesfushori ka thurur elozhe të shumta për De Jong, duke e cilësuar si më të mirin për pozicionin e tij. Pirlo shkon edhe më tej, teksa e krahason 22-vjeçarin me veten e tij.

“Për momentin, për mua, Frenki De Jong është mesfushori më i mirë për pozicionin e tij. Ka personalitet, teknikë dhe gjithçka për të luajtur në atë pozicion. Është e gjitha te vizioni. Ai e di se çfarë do të bëjë në fushë dhe e ka të qartë gjithçka, është një lojtar shumë i mirë vërtet. Ndonjëherë më kujton veten time.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *