De Gea “plaçkit” Junajtid, paga do jetë “monstruoze”

David De Gea është një ndër lojtarët më të rëndësishëm te Mançester Junajtid. Gjithashtu portieri spanjoll, duke parë ecurinë e “djajve të kuq” në këtë fillim sezoni, është ndër lojtarët e pakët që i ka shpëtuar kritikave për formën e treguar. 28-vjeçari u përfol shpesh për një kalim te Reali i Madridit apo PSG, por gjithçka mbeti në kuadër të spekulimeve të merkatos.

De Gea ka një kontratë që e mban të lidhur me Junajtid deri në vitin 2020, por me sa duket palët po përgatisin rinovimin e ri, ku paga që do të përfitojë portieri do të jetë “e çmendur”. Siç raportohet nga “The Sun”, portieri spanjoll do të ketë një pagë prej 400 mijë sterlinash në javë, ose ndryshe 23 milionë euro në sezon.

Duke parë pagën që përfiton De Gea aktualisht, rinovimi do t’i sjellë portierit një dyfishim të përfitimeve financiare. Paga duket “monstruoze” dhe zor se mund të kemi më spekulime për një largim tashmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *