De Gea, përsëri jashtë

0

Trajneri  Mançester Junajtidit, Luis van Gal ka lënë përsëri jashtë ekipi portierin titullar David de Gea. Edhe pse spanjolli ka deklaruar gjatë javës se nuk ka asnjë problem dhe është gati përsëri van Gal për të dytin takim radhazi ka vendosur të lërë jashtë ekipi portierin e vet titullar, duke i besuar përsëri Serxhio Romeros. Pas ndeshjes së parë në kampionat me Totenhamin, van Gal ka deklaruar se dëshiron që De Gea të qëndrojë në ekip, por vendimi i tij i përsëritur për ta lënë jashtë ekipi tregon se situata është disi më e ndërlikuar. De Gea është lidhur me një transferim të mundshëm tek Reali i Madridit dhe me sa duket deri më 31 gusht kur të mbyllet merkato vështirë se do të ketë vend në skuadër për spanjollin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.