De Gea më i paguari, zbulohet oferta që e “mbulon në ar”

Tek Parisi ka disa vite që nuk kanë një portier, që të thuash se porta e tyre është në duar të sigurta. Alfonso Areola dhe Bufon nuk kanë ofruar garancinë e dëshiruar për një ekip si parizienët. Kështu, Al Kelaifi është gati të “mbulojë” David De Gean me para.

“Daily Star” jep lajmin e bujshëm. PSG në rast ardhjeje do e bëjë De Gean gardianin më të paguar në botë me 450 mijë sterlina në javë, që përkon me një pagë vjetore prej gati 22 milionë eurosh.

Nga ana e tij portieri po kalon një sezon të errët dhe po pret me padurim përfundimin e tij, për t’u shkëputur nga futbolli dhe për të menduar më shumë. Te Junajtid duket se figura e tij si portieri më i mirë është konsumuar me mbrojtjen diletante që ka para.

Për këtë spanjolli nuk ka pse të mos e diskutojë një largim nga “Old Trafford”, për t’u bashkuar me një ekip të kompletuar si PSG dhe sigurisht për të shtuar edhe më shumë llogarinë e tij në bankë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *