De Gea i larguar, emra të frikshëm në listën e Junajtid

0

David De Gea ka shfaqur oshilacione të theksuara në mesin e katërkëndëshit të Junajtid me gafat e tij të njëpasnjëshme. Spanjolli në tre ndeshjet e fundit regjitron po aq gafa. Kështu te Junajtid nuk e shohin më portën si një pozicion, ku nuk ka nevojë për ndërhyrje, pasi ata duan ta zëvendësojnë De Gean.

Pesë janë kanditaturat për të zënë vendin e 28-vjeçarit, që në rast divorci me Mançesterin pritet me krahë hapur tek Parisi. Francezët po e ndjekin me kujdes situatën e mbrojtësit ekstrem të Junajtid. Jan Oblak i Atletikos, Tibo Kortua i Real Madridit, Xhasper Cilesen i Barcelonës, Xhanluixhi Donaruma i Milanit dhe Xhek Batlend i Stok Sitit janë portierët në listën e drejtorit, Ed Uduards.

Dy emrat më të vështirë për t’u sjellë janë Oblak dhe Kortua. Slloveni sapo ka zgjatur kontratën me Atletikon dhe klauzola e tij ka shkuar mbi 100 milionë euro. Belgu i Realit sapo ka mbyllur sezonin e tij të parë në Spanjë dhe duket gati e pamundur që ta mbyllë aventurën e tij në Bernabeu kaq shpejt.

Cilesen

Xhanluixhi Donaruma me luhatjet që ka pasur në muajt e fundit e ka ulur vlerën e kartonit të tij në 50 milionë euro. Një çmim lehtësisht i arritshëm nga “Djajtë e Kuq”. Dy emrat e tjerë janë lehtësisht të arritshëm. Cilesen e ka shprehur zyrtarisht dëshirën e largimit nga Barcelona dhe Junajtid do të ishte destinacioni perfekt. Gjithashtu edhe Xhek Batlend do e pranonte me krahë hapur një transferim në “Old Trafford” për të bërë kapërcimin e madh në karrierë.

Batlend
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.