De Gea “hedh vicka”, Mançester Junajtid ia zgjat kontratën “me dhunë”

David de Gea është një temë delikate te Mançester Junajtid, sepse klubi anglez mund ta humbiste falas verën e ardhshme portierin e vet.

Spanjolli ka kontratë deri në verën e vitit 2019, ndërsa bisedimet për rinovim kanë ngecur prej kohësh.

Megjithatë, mediat britanike raportojnë sot se Mançester Junajtid ka vendosur të shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e portierit, duke e shtyrë atë deri në 2020, në një kohë që bisedimet për rinovim afatgjatë do të vijojnë.

Titullari i Spanjës kërkon një shifër absurde, sepse sipas Daily Mail këmbëngul që të bëhet me i paguari në ekip, ashtu si Aleksis Sançez, me 20 milionë euro në sezon.

Junajtid ofron deri në 15-16 milionë euro, që në fakt janë sërish shumë, por futbolli është çmendur prej vitesh dhe për pasojë De Gea refuzon, duke e ditur se nëse shkon falas në një klub tjetër, fut në xhep shumë milionë euro, përveç kontratës milionere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *