De Bur: Dua vetëm tri pike

0

Trajneri i Interit më i qartë se asnjëherë përpara takimit në Pragë kundër Spartës. Kërkon maksimumin. Brozoviç mbetet në Milano pasi pritet të jetë gati ndaj Romës në fundjavë në kampionat

Trajneri i Interit, Frank de Bur është i qartë në mendjen e tij se çfarë kërkon nga skuadra në takimin e dytë në grup në Ligën e Evropës përballë Spartës së Pragës në Çeki. Për zikaltërit dhe trajnerin holandez vlen vetëm fitorja, pasi siç ka deklaruar ai në konferencën për shtyp objektivi i Interit në këtë kompeticion është fitimi i tij. “Në Pragë jemi me një mision të vetëm, të fitojmë, sepse ne duam t’i shkojmë deri në fund Ligës së Evropës”- ka thënë trajneri holandez. Interi vjen në takimin e dytë në grupin K me zero pikë pas humbjes së papritur në ndeshjen e parë përballë Hapoel Ber Shevës në “San Siro” 0-2. “Kam parashikuar të bëj ndonjë ndryshim, sepse tri ndeshje në 7 ditë janë shumë. Por kjo nuk do të thotë se në fushë do të jetë një Inter më pak i fortë. E di se deri më tani golat i kanë shënuar vetëm Ikardi e Perisiç, por kjo nuk më shqetëson sepse dhe të tjerët do ta bëjnë një gjë të tillë”.

Sport Ekspres

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here