De Brujne gjeni, Aguero përpin rekorde

Një natë e mrekullueshme futbolli në Mançester, me Sitin e Pep Guardiolës që shpartalloi 5-1 Lester Sitin. Një ndeshje që zgjati realisht vetëm 45 minutat e para, kur Stërling e Vardi lanë gjithçka në baraspeshë me golat e tyre.

Në të dytën, kur pritej me kuriozitet ç’do të bënin kryesuesit, përgjigja erdhi dhe ishte e frikshme: 4 gola Sergio Aguero, i vetmi futbollist në Premier Ligë që ka shënuar 4 gola në 3 ndeshje kampionati.

Argjentinasi është në histori, ndërkohë që ka shkuar në kuotën e 197 golave me Sitin.

Megjithatë, nuk duhet lënë pa përmendur Kevin De Brujne: asiste për 3 nga golat e ndeshjes, shifra të frikshme për belgun, që është një ndër çelësat e këtij sezoni fenomenal të Sitit, që shkon +16, në pritje që Junajtid të luajë ndeshjen e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *