De Boer “heq maskën” e talentit të internetit: E quanim “Gabi-no-gol”, vinte me bodigardë

Gabigol ka qenë një nga dështimet më të mëdha të Interit në këto vitet e fundit. Një futbollist që cilësohej si një nga talentet më të mëdha në Europë, ndërsa vinte nga Brazili dhe videot e tij në rrjetet sociale kishin miliona shikime. Por gjithë pjesa tjetër ishte për t’u harruar kur zbriti në fushë me fanellën zikaltër.

Në periudhën e Kontes është përfolur shumë për rikthimin te Interi, por sipas ish-trajnerit të kësaj skuadre, De Boer, nuk është zgjidhja më e mirë.

“Unë nuk dija shumë për të, vetëm më thanë se është fantastik. E quanin si Gabigol, por ne nisëm t’i thërrisnim Gabi-no-gol. Ndonjëherë ai vinte me dy persona në klub, që ishin përgjegjës për rrjetet e tij sociale dhe bodigardë personal. Përveç kësaj, nuk bëri asgjë”, ka thënë De Boer. /Sport Ekspres/