De Biazi takon kuqezinjtë dhe parashikon rezultatin

Stërvitja e fundit para ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, në program në orën 19.00, ka nisur me një surprizë për futbollistët, pasi në fushë në krah të trajnerit Kristian Panuçi ka zbritur edhe ish-trajneri Xhani De Biazi.

Një fjalim i shkurtër, disa batuta, përqafime me ish-lojtarët e tij dhe prezantim me ata që do të debutojnë dhe nuk e patën shansin me De Biazin.

De Biazi do të jetë natyrisht nesër në tribunë, për të ndjekur debutimin e bashkëkombësit të tij.

Me pas, ish-trajneri ynë ka folur shkurt në Supersport, duke u ndalur natyrisht te kombëtarja jonë: “U takova me lojtarët, pasi kisha kohë pa i takuar. Ishte një ndjenjë e veçantë, kam punuar për shumë vite me ta, tani nuk u flas më për taktikë, u flas si mik. Ka përfunduar periudha ime, nis një epokë e re, jeta vazhdon. Unë mbetem tifoz i madh i kombëtares. Kam shumë besim te Panuçi, është një trajner shumë serioz dhe i përgatitur.

“E ardhmja ime? Jam ende në pritje, nuk ka ndryshim kombëtare apo klub, rëndësi ka që të jetë projekt i mirë.

“Rezultati nesër? Shqipëria fiton 3-0”.

“Cikalleshi? E njoh mirë, është djalë shumë i mirë. Kristian Panuçi ka marrë një vendim për të treguar se disiplina dhe rregullat janë shumë të rëndësishme. Më ka ardhur shumë keq, por jam i sigurt që shumë shpejt ata do të bisedojnë dhe do të sqarojnë gjithçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *