De Biazi: Strakosha dobët? Shikoni Donarumën!

0

Xhani De Biazi ende nuk ka gjetur një ekip për të drejtuar, por në Itali ai ka reputacionin e tij dhe shpesh jep intervista në rolin e specialistit të futbollist. Së fundmi ka folur për ecurinë e Lacios dhe mes çështjeve të ndryshme ka folur edhe për Thomas Strakoshën.

Në ndërhyrjen e tij në “Radiosei”, De Biazi ka theksuar se portieri i kombëtares shqiptare është përmirësuar në disa aspekte, ndërkohë që në dukje edhe faktin se as të tjerr nuk është se po bëjnë më mirë. Si shembull, ish-trajneri i Shqipërisë merr Donarumën.

Besoj se Thomas Strakosha gjatë sezonit të kaluar tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha, që është një portier i madh, por është ende i ri. E kam parë që është përmirësuar shumë në lojën me këmbë, por gjithsesi ka nevojë të luajë në vazhdimësi dhe të fitojë më shumë eksperiencë. Nuk më duket që portierët e tjerë  të rinj kanë bërë më mirë se ai, mjafton të shohësh Donarumën“, përfundon ish-trajneri i kombëtares shqiptare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.