De Biazi pret fundin e Botërorit: Ndoshta marr një kombëtare…

“Jam në pritje të një oferte interesante. Në Itali apo jashtë… Por, mund të jetë edhe një kombëtare që për momentin është e impenjuar në Botëror. Nëse gjërat do të shkojnë në një mënyrë apo tjetër, të shohim”. Xhani de Biazi ka folur për “Tuttomercatoëeb”, duke lënë për të kuptuar se po pret fundin e eventit në Rusi për të vendosur për të ardhmen. Sakaq, ka thënë se “tashmë kam harruar ofertën e pankinës së Italisë, 2 vite më parë, që nuk u konkretizua”, ndërsa shton se i tha “jo” Palermos dhe Zamparinit sepse “nuk e njihja ekipin dhe thirrja më erdhi në fund të kampionatit të Serisë B”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *