De Biazi përgjigjet me ironi: Pse e lashë Rashicën jashtë? Nuk doja që Shqipëria të fitonte Europianin

0

Njeriu që arriti të dërgonte Shqipërinë në Europian si trajner, Xhani De Biazi, ka qenë i ftuar sot në “Procesin Sportiv”. Aty ka bërë një rrëfim të gjatë, ndërsa ka njoftuar se do të ketë akademinë e tij edhe në Durrës, atje ku do të stërviten fëmijët e vegjël. Kur pyetet në lidhje me mungesën e Rashicës në Europian dhe që nuk shkoi te Shqipëria, përgjigja ka qenë ironike.

“Më intereson të kuptoj këtë rilindjen e Tiranës. Dua të shoh nëse është një projekt teknik apo rastësor. Të merrja Partizanin? Kur u largova nga Kombëtarja shkova në Spanjë dhe po synoj një tjetër lloj niveli. Erdha në Shqipëri pasi në verën e ardhshme kam ndërmend të hap diçka në Durrës, një akademi në Tropikal, atje ku stërvisja Kombëtaren.

Ndihem vërtet shumë mirë duke bërë këtë punën, megjithëse nuk mund të them që më jep të njëjtën kënaqësi si atëherë me Shqipërinë. Do të jetë një kamp sportiv dhe fëmijët duhet të jenë pjesë e saj. Nga mosha 6-16 vjeç mund të jenë pjesë që të marrin formimin e duhur. Rashica? Duke qenë se nuk donim të fitonim Europianin, e lamë Rashicën në shtëpi sepse nuk donim ta fitonim. Atëherë ishte shumë i vogël dhe nuk ishte ky fenomeni që shikoni sot në Bundesligë”, ka thënë De Biazi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.