De Biazi parashikon ndeshjen: Kemi ekip më të mirë

Një tifoz special i përfaqësueses sonë në takimin ndaj Izraelit, do të jetë dhe ish-trajneri Xhani De Biazi. Tekniku italian nuk ka ngurruar të japë parashikimin e tij për ndeshjen para gazetarëve në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”.

“Fitojmë 2-0 ose më tepër, kemi ekip më të mirë”, ishte batuta e 62-vjeçarit. Prania e De Biazit solli dhe interesimi i e tifozëve, të cilët menjëherë sapo kanë parë ish-trajnerin e kuqezinjve nuk kanë nguruar për ta përshëndetur dhe për të bërë foto me to.

Menjëherë pas de Biazit në stadium ka mbërritur dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili është përshëndetur me italianin në hyrjen e stadiumit “Elbasan Arena”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *