De Biazi parashikon: Juventusi ia del në Londër!

0

Ish-trajneri i kombëtares sonë Xhani de Biazi ka komentuar për “RMC Sport” gjarjet më të fundit në futbollin italian dhe mbi të gjitha takimin e sotëm në Champions mes Totenhamit dhe Juventusit. Tekniku ka thënë se beson te cilësitë e bardhezinjve, që duhet të fitojnë me doemos në Londër për t’u kualifikuar. “Mendoj se Juventusi i ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë për të ituar në Londër dhe kualifikuar për më tej.

Rëndësi ka që i janë kthyer lojtarë të rëndësishëm dhe uroj të jenë në 100% të tyre. Personalisht i jap 50% shanse për kualifikim. Skuadrat angleze janë shumë të forta dhe nga pikëpamja fizike  janë shumë dinamike. Por shpesh, nga dëshira e madhe harrojnë mbrojtjen dhe Juventusi duhet të tregohet i vëmendshëm.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.