De Biazi: Mund t’i fitojmë dhe t’i humbasim të gjitha

0

Trajneri italian paralajmëron të tijtë: “Nuk duhet të harrojmë kush jemi, nga vijmë dhe sa jemi lodhur për të arritur deri këtu dhe sa e bukur është kjo që po përjetojmë, falë kualitetit të secilit prej lojtarëve tanë”

Shqipëria ka mbërritur në Francë, aty ku do të nisë zyrtarisht ëndrra, edhe pse kemik qenë “duke e përkundur” prej kohësh. Xhani de Biazi, udhëheqësi shpirtëror dhe ai teknik, padiskutim, që do të përpiqet që ta kthejë presionin në motivim më shumë për të bërë më mirë dhe duke i hequr frikën të tijëve. Pas fjalimit të mbajtur nga kryeministri Rama, tekniku italian ka mbajtur gjithashtu një diskutim përpara djemve.  “Falënderoj kryeministrin për vizitën e papritur, pasi mes njëmijë impenjimeve që ka, gjeti kohën për të na përshëndetur. Besoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe mundësinë unike që kemi për të luajtur në Kampionatin Europian. Ne duhet të japim 110 për qind, pasi rezultatet nuk vijnë asnjëherë rastësisht. Nëse skuadra është sot në Europian, kjo ka ndodhur pasi kemi djersitur në 8 ndeshje kualifikuese, ku bëri gjëra vërtetë të jashtëzakonshme. Fillimisht dhamë zemrën, luajtëm me pasion dhe vendosëm ekipin mbi gjithçka. Besoj që nëse do t’i ruajmë këto karakteristika mund të mahnitim sërish. Por, nuk duhet të harrojmë kush jemi, nga vijmë dhe sa jemi lodhur për të arritur deri këtu dhe sa e bukur është kjo që po përjetojmë, falë kualitetit të secilit prej lojtarëve tanë. Nëse nuk i harrojmë këto dhe nxjerrim në dukje pjesën tonë më të mirë, mund të mendojmë edhe për tu kualifikuar nga faza e grupeve. Ky është edhe objektivi i parë, më tej do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë rrugës. Kemi mundësinë të fitojmë ndaj të gjitha skuadrave, por edhe t’i humbasim të gjitha ndeshjet. Kjo varet vetëm nga gjendja jonë psikologjike. Urimi që i bëj unë skuadrës, të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë tifozëve është paçim fat”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg