De Biazi me “gisht në gojë”, Polonia zgjedh trajnerin e ri

Polonia ka zgjedhur trajnerin e ri pas shkarkimit të teknikut Adam Naualka. Tekniku që do të marrë drejtimin e ekipit është Jerzi Bërzeçek. Ekipi polak zhgënjeu në Botërorin e Rusisë duke mbetur në grup dhe kjo detyroi Federatën Polake të Futbollit që të shkarkonte kreun e pankinës.

Në garë për të marrë drejtimin e kombëtares ishte ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biasi. Ai kishte njëfarë sigurie se do të ishte në krye të Polonisë, pasi deklaroi në medie se mund të merrte drejtimin e një kombëtareje që ishte në botëror. Kundërshtari i tij i madh u duk se ishte Çezare Prandeli, por Federata polake ka befasur duke zgjedhur një emër tjetër.

Përzgjedhja e trajnerit Bërzeçek ishte pak e papritur, pasi eksperienca e tij si trajner nuk është shumë e pasur. 47-vjeçari ka drejtuar ekipe në Poloni, por asnjëherë më parë një kombëtare. Ai ka qenë në krye të Rakou, Lehia Gdnask, GKS Kotuice, Uisla Plok. Bërzeçek është ish-mesfushor i kombëtares polake dhe origjina e tij duket se ka qenë një faktor në këtë përzgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *