De Biazi: Kosovën nuk e refuzoj

Trajneri Xhani De Biazi tashmë është pa ekip, pas largimit nga Shqipëria. Në një intervistë të gjatë në Supersport, ai ka prekur tema të ndryshme, duke përfshirë edhe një ofertë të mundshme ngë Kosova, që ndoshta së shpejti do të vendosë të punësojë trajner të huaj, duke para presionin dhe vështirësitë e trajnerit aktual Bunjaku.

De Biazi lë një derë të hapur për Kosovën, duke e pranuar se do të ishte i interesuar, nëse do t’i vinte një ofertë.

“Besoj se jam trajner i lirë, deri tani s’më ka telefonuar njeri dhe nuk mund të trokas unë dhe t’u them: ‘Po vij.’ Kosova është një federatë e re, i njoh të gjithë, presidentin, zëvendëspresidentin, Bunjakin që po bën punën që po bën, por kanë edhe një skuadër të re, me talente nëpër Europë dhe që mund të bëjnë mirë.”

Megjithatë, nuk duhet harruar që De Biazi ka një kosto tepër të madhe dhe Federata e Kosovës nuk ka fuqinë financiare të Federatës Shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *