De Biazi: Kaçe ka mbetur në vend, të nxjerrë mësime!

0

Në intervistën e tij për konica.al, trajneri Xhani De Biazi ka folur edhe për lojtarë të veçantë, duke u ndalur gjatë te Ergys Kaçe, një futbollist me të cilin ka pasur probleme kohët e fundit…

“Mendoj se jeta i ka mësuar diçka. Është një djalë që ka talent, një djalë që nuk e ka kuptuar si funksionon futbolli, por besoj se po e kupton tani në kurriz të vet. Në jetë nuk duhet menduar asnjëherë që ke arritur synimet e tua deri në fund, sidomos për dikë të datëlindjes ’93, që sapo ka filluar rrugëtimin e tij. Shpeshherë krijohen iluzione, por unë mendoj se kjo periudhë do t’i vlejë si mësim. Nuk luan më as me një skuadër, as me një tjetër, mbeti aty ku ishte dhe do të rrijë shpesh në stol. Besoj se do t’i shndërrohet në një proces pjekurie. Unë këshillat ia dhashë kur ishte momenti, më pas nuk harxhoj më energji, sepse tashmë ai duhet t’i kuptojë vetë gjërat. Është një djalë i jashtëzakonshëm. Shpeshherë mënyra e të shprehurit e çon të komunikojë në mënyrë të gabuar, ndoshta sepse për shkak të gjuhës ka ndonjë vështirësi. Dhe së dyti, sepse është i ri, që ende nuk ka përvojën e dinakërinë që të ruhet nga goditjet që të shmangë një mënyrë të shprehuri të veçantë gjatë intervistave. Besoj se për të kjo do të jetë një periudhë themelore. Unë qëllimisht nuk kam folur me të, nuk e kam marrë në telefon, sepse dua të shoh cili do të jetë reagimi i tij. Është një situatë nga e cila duhet të dalë me këmbët e veta. Në qoftë se vazhdon me agjentin, me shokun, me xhaxhain, me gjyshin, nuk do të mbërrijë askund. Duhet të bëjë një hap përpara dhe duhet ta bëjë me këmbët e tij. Vetëm në këtë mënyrë mund të shndërrohet në një lojtar themelor për ne. A do t’i jap një këshillë, një dorë? I kam dhënë një miliard duar, nuk më mbetet veçse t’i jap një këmbë, një shkelm nga prapa.

“E kërkonte Interi? Po, natyrisht, po të lexosh internetin… Interneti është një gjiriz budallallëqesh të vazhdueshme. Duhet të mësojmë dhe si ta lexojmë ëeb-in, sepse nëse dikush zgjohet një ditë e shkruan që Kaçen e ka kërkuar Reali i Madridit, njerëzit e besojnë. Por e beson dhe ai vetë, kjo është dramatike! Do të duhej që të qëndronim me këmbët në tokë. Unë më parë përmenda Realin, Barcelonën e Çelsin, sepse e di që janë skuadra që nuk do të më kërkojnë kurrë, ishte për të bërë një batutë. E njëjta gjë vlen dhe për djemtë. Besoj se duhet pak inteligjencë dhe arsyetim për të thënë që këtu kemi një grup lojtarësh të mirë që mund të bëhen të shkëlqyeshëm nëse shndërrohen në një skuadër. Për të qenë një skuadër duhet që gjithkush të sakrifikojë interesat e veta personale e t’i vërë në shërbim së skuadrës. Ky është problemi kryesor”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here