De Biazi, Juda dhe… Darka e Fundit

0

Edhe pse shumëkujt të pranishëm në konferencën për shtyp të Xhani de Biazit i ka shpëtuar ky detaj, diçka kurioze ndodhi pa nisur konferenca, me një frazë interesante nga trajneri ynë. Teksa mbërriti në sallën e konferencës, De Biazi i drejtohet ndihmësit të ri, Marko Veroneze, duke i thënë “ulu në të djathtë, sepse në të majtë ulet Juda…”. Në të majtë u ul Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në FSHF, Gerti Çarçani, por vështirë se përkufizimi Juda ka qenë për të, pasi sapo ka nisur punë në FSHF dhe nuk ka pasur shumë kontakte me De Biazin.

Një shprehje e cila lidhet natyrisht me biblën (ulja në krahun e djathtë është nderim i madh) dhe “Darkën e Fundit”, piktura e famshme dhe kryeveprën e Rilindjes italiane, pikturuar nga Leonardo Da Vinçi. Piktura e famshme është referim i darkës së fundit gjatë Pashkëve, përpara se Jezus Krishti të kryqëzohet. Mes tyre, edhe Juda, që do të jetë tradhtari… Në Itali nuk e kanë fort me qejf të ulurit në krahun e majtë, pikërisht bazuar te bibla. Nga këtu, referimi dhe humori i De Biazit, i cili ka dashur të nderojë ndihmësin e tij të ri, duke e ulur në të djathtë, si është tradita.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image