De Biazi: Januzaj u dogj pret të atit!

0

Trajneri rrëfehet për “Corriere dello Sport” dhe kthehet tek refuzimi i talentit të Mançester Junajtidit “Babai i tij zgjodhi Belgjikën. Hysaj meriton Napolin”

 

Kur futbolli nuk është vetëm çështje parash. Pas suksesit prestigjioz kundër Francës, trajneri i Italisë, trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, bën një panoramë mbi realitetin që nuk konsiderohet edhe shumë: “Sot mund të luash mirë kudo, jo vetëm në vendet më të pasura”, shprehet në një intervistë për “Corriere dello Sport”. “Kombëtaret e vogla rriten me organizimin dhe mentalitetin. Ne jemi një grup i thjeshtë që punon shumë për të mirën e një kombi shumë krenar. Në Shqipëri kam zbuluar diçka të çuditshme për mendësinë e futbollistëve; nëse ulen në stol nuk kanë zili për shokun e ekipit. Besojnë te forca e grupit dhe janë të vetëdijshëm që mund të dërgojnë Shqipërinë për herë të parë në fazën finale të Europianit”. Sa i përket çështjes “Januzaj”? Ka zgjedhur Belgjikën sepse babai i tij donte më shumë famë. Me ne s’ka pasur kurrë dialog: është sjellë shumë keq”. Në fund, një batutë mbi merkaton: “Mendoj se Hysaj është gati për një skuadër të madhe. Eshtë i shpejtë, i fortë. Në Napoli do të gjente Sarrin, që e njeh shumë mirë”.

Rinovimi – Ndërkaq, Xhani de Biazi ende s’ka vendosur për rinovimin, edhe pse dëshirën për të vazhduar e ka shprehur. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, përpara se të niste edicioni, u shpreh se rinovimin e kontratës, trajneri do ta fitonte vetëm nëse kualifikohemi në Europianin 2016.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image