De Biazi ia ka frikën Portugalisë: Do të vijë e xhindosur…

0

Trajneri i Shqipërisë ka folur për “Radio Spazio” për rritjen e Kombëtares kuqezi, shanset dhe vlerëson shtatorin, teksa shton: “Në Shqipëri më shohin më sy të mirë, vlerësojnë punën”

 

Xhani de Biazi dhe Udineze ka një lidhje që shkon përtej futbollit pasi është pengu më i madh në një stol “big”, duke qenë se aventura e tij zgjati shumë pak. Edhe pse tashmë kohët kanë kaluar dhe në Friuli ka vetëm kujtime nga trajneri italian që drejton Shqipërinë prej katër vjetësh. i ftuar tek “Radio Spazio”, trajneri kuqezi ka folur kryesisht për ecurinë e jashtëzakonshme deri tani me Shqipërinë dhe ëndrrën drejt Euro 2016 që është duke u bërë realitet: “Le t’i falënderojmë futbollistët për atë që janë duke bërë, sepse po japin maksimumin dhe janë duke na dhënë mundësi që të fitojmë një vend të rëndësishëm. Jemi të dytët, por me një ndeshje më pak. Në shtator do të ketë dy ndeshje të vështira ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Lusitanët do të mbërrijnë të tërbuar dhe xhindosur pasi fituam në Lisbonë”.

Në Itali ankohen që futbollistët shkojnë jashtë vendit, ndërsa Shqipëria po rritet falë atyre që luanin jashtë vendit: “Niveli teknik në Shqipëri nuk është në nivelet e kampionateve të tjera. Shqipëria është e re, vjen nga një drejtim diktatorial që ka kufizuar rritjen. Prania ime? Besoj se më shohin më sy të mirë, sidomos sepse besoj se kanë vlerësuar punën time dhe, sigurisht, rezultatet. Luajmë një futboll të bukur, marrim shumë nga ndeshjet që luajmë, por duhet të rritemi ende”.

Friuli – Sigurisht, periudha në Udine rëndon ende: “Shumë , është i vetmi vend ku nuk u ndjeva si në shtëpinë time, nuk kam pasur kohë që të punoj dhe të vë në punë atë që kisha në mendje. Ndoshta gabova që pranova Udinezen, por faji tjetër që nuk arrij t’ia jap vetes ëhstë që pse më thërriten vetëm dy muaj për të më shkarkuar më pas. Më bezdis mungesa e raporteve mes trajnerit dhe ekipit”.

Kaçe – Duke folur për Ergys Kaçen, për të cilin është interesuar Udineze dhe shumë skuadra të tjera, pas vetë pohimit të mesfushorit kuqezi, ja përshkrimi i De Biazit: “Duke luajtur tek PAOK mendoj se është gati për nivelet e mëdha, edhe pse vetëm 22-vjeç. Luan titullar në Greqi, si në rolin e regjistit ashtu edhe si mesfushor krahu. Ka karakteristika të mëdha balistike, por jo vetëm këto. Mendoj se mund të ketë një të ardhme të madhe, ka personalitet për të shitur, edhe pse fiziku e sheh të vogël”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.