De Biazi: Eliminatoret e Botërorit 2018? Synimi vendi i tretë

0

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, në intervistën e dhënë  për “Il Gazzettino”, ka folur edhe për shanset që ka Shqipëria e tij në eliminatoret e Botërorit 2018. “Do të kalojnë Spanja dhe Italia, mbetet për t’u parë vetëm se cila do të jetë e para në grup. Pastaj jemi ne të Shqipërisë dhe Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni. Ventura në pankinën e Italisë? Në fund të fundit sapo u martua, është shumë i karikuar. Vlerësimi nga Federata ka qenë shumë i kujdesshëm”, ishte batuta e trajnerit për homologun e tij, i cili “I zuri” vendin te stoli i të kaltërve. De Biazi s’ka harruar edhe të përmendë Portugalinë, fituesen e kampionati Europian:

“E meritoi fitoren vetëm pas gjysmëfinaleve. Në grupin kualifikues e mundëm jashtë, ndërsa edhe Francës i lëshuam vetëm një pikë në dy ndeshje, por ishte jashtë klasifikimit, si vend organizator. Më të mirët e Europianit? Bufon është portieri që më pëlqeu më shumë, mes mbrojtësve ishte Humels, ndërsa në mesfushë ishte 18 vjeçari Renato Sançez. Në sulm nuk di kë të zgjedh. Jo Kristiano Ronaldon, pasi ndikoi shumë pak, as Eder, goleadorin e finales. Kundër Shqipërisë shkëlqente për golat që gabonte”, e mbylli me ironinë e përhershme 60-vjeçari.

 

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here