De Biazi dëgjon ofertën, italiani pranë stolit të një kombëtareje

Xhani De Biazi mund të rikthehet shumë shpejt të drejtojë një kombëtare, madje të një vendi ku ka festuar arritjen më të madhe të futbollit shqiptar deri më tani. Flasim për Armeninë, ekipin që Shqipëria e mundi në shtëpi për të siguruar kualifikimin në “Francë 2016”.

Mediat armene bëjnë me dije se italiani ka mbërritur në vendin e tyre për të biseduar me Artur Vanetsian, presidentin e ri të Federatës Armene të Futbollit.

Xhani De Biazi konsiderohet një zgjedhje e mirë për Armeninë, që momentalisht drejtohet nga Vardan Minasian. Ky i fundit është përzgjedhur ta drejtojë përkohësisht Armeninë.

De Biazi po tentohet dhe varet nëse italiani do të bindet nga oferta dhe projekti. Ish-trajneri i Shqipërisë e ka shprehur edhe më parë se dëshiron të drejtojë një kombëtare dhe opsionet më të mundshme në të shkuarën kanë qenë Australia dhe Polonia, por në fund nuk përzgjodhën De Biazin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *