De Biazi: Çani më pëlqen, Manaj duhet të bëjë kujdes

0

I pranishëm në Ferrara për të ndjekur ndeshjen Spal-Piza, ku ka ndjekur edhe lojtarët e kombëtares sonë, Rej Manaj e Edgar Çani, De Biazi ka folur për mediat italiane, duke u ndalur edhe te dy futbollistët tanë.

“Edgar Çani është një djalë që me mua ka luajtur shpesh në dy-vjeçarin e parë dhe ka qenë edhe vendimtar. Këtë vit ka pasur më pak hapësirë, shpesh luan duke u alternuar me Manajn gjatë ndeshjes. Është lojtar bujar dhe jep gjithçka, bën repart i vetëm. Ndoshta nuk shënon aq sa ka potencial, por mua më pëlqen shumë”.

Fjalë të rëndësishme nga De Biazi edhe për Manajn: “Është një lojtar me të ardhme të shkëlqyer, por duhet të gjejë mënyrën që ta kanalizojë në mënyrën e duhur fiksimin për të arritur sa më lart, sepse ndonjëherë rrezikohet dalja nga rruga. Me Gatuzon mund të formohet në mënyrën më të mirë dhe të ketë edhe përballje të rëndësishme në aspektin e karakterit, sepse të dy janë me karakter shumë të fortë. Për Manajn do të jetë diçka e rëndësishme”.

Meqë ra fjala te Xhenaro Gatuzo, De Biazi lavdëron ish-mesfushorin e Milanit: “Gatuzo po bën një punë të shkëlqyer dhe është një lider i lindur. Eksperienca në Piza është me shumë vlerë për të, do ishte e lehtë të shkonte diku ku ta kishte të shtruar rrugën, por në situatën e Pizës është pjekur më shumë dhe do t’i shërbejë për të ardhmen”. Te Piza luan edhe Samir Ujkani, ish-portieri i Shqipërisë që tani luan për Kosovën: “Ka bërë një zgjedhje zemre, përndryshe do të ishte ende te ne. I uroj gjithë të mirat, sepse është një djalë i shkëlqyer, përveçse një portier shumë i mirë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here