De Biazi: Bisedova me Palermon, por…

0

Xhani De Biazi pranon publikisht se ka biseduar me Palermon për të marrë drejtimin e skuadrës siçiliane.

Në një intervistë për sitin italian “tuttomercatoweb.com”, trajneri i kombëtares sonë rrëfen: “Jam takuar dy herë me Xamparinin, por vendosa të refuzoja. Nuk kisha dëshirë ta braktisja kombëtaren shqiptare, nuk ishin krijuar kushtet e duhura për lëvizje”.

Për të ardhmen, De Biazi lë gjithçka pezull: ” Në fund të edicionit kualifikues më mbaron kontrata. Pastaj të shohim, duhen dy palë për të zgjedhur”.

De Biazi flet edhe për Serinë A: “Ka shumë polemika, kjo është ana e shëmtuar e Serisë A. Ana e bukur? Atalanta, zbulimi i sezonit, me lojtarë të rinj, e ardhmja e kombëtares. Edhe Berisha po shkëlqen, jam i lumtur. Lojtari zbulim i sezonit në A? Beloti, i jashtëzakonshëm, më pëlqen shumë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here