De Biazi: Berisha, më i miri në Serinë A

0

Trajneri i kombëtares sonë, Xhani De Biazi, është shumë i kërkuar nga mediat në Itali, sidomos tani që po afrohet përballja jonë me “axurrët”.

Italiani ka lëshuar një intervistë për gazetën “La Tribuna di Treviso”, duke folur për Italinë, por edhe për Shqipërinë, sepse është pyetur se cili nga lojtarët shqiptarë po ecën më mirë në Itali.

“Kush po më habit më shumë? Të gjithë po paraqiten mjaft mirë. Më i miri ndoshta është Berisha, që ka fituar vendin e titullarit tek Atalanta dhe e dimë mirë çfarë kampionati po bën skuadra bergamaske. Por është edhe sezoni i konfirmimit përfundimtar për Hysajn, sepse eksperienca ndërkombëtare është vendimtare për formimin e një futbollisti”.

Ndërkaq, për sa i përket Italisë, De Biazi thotë: “A po u përgatit ndonjë shaka të hidhur? A thua se është e lehtë… Natyrisht, e njoh mirë Italinë, jemi ndeshur edhe në nëntor 2014, kur përballë kisha Konten. Këtë radhë është më e rëndësishme, sepse janë pikët në lojë dhe për ne është thuajse vendimtare. Që kur u hodh shorti e kishim të qartë që do të ishte tepër e vështirë, sidomos për faktin se as vendi i dytë mund të mos mjaftojë për kualifikim, në një grup me Spanjën e Italinë. Ventura thotë që na druhet? Ai është favorit, t’i lëmë shakatë. Ai ka Belotin, Imobilen e shumë lojtarë të talentuar, të rinj dhe të uritur. Pastaj në mbrojtje është blloku i Juventusit, pa harruar Romanjolin, apo Kaldarën e Atalantës. Kë do i hiqja Italisë mes Belotit e Imobiles? Ta kisha në dorë, të dy, pastaj edhe po mungoi njëri, futet Insinje dhe nuk ndryshon ndonjë gjë. Palermo? Po, më ka telefonuar Xamparini, por refuzova me mirësjellje. Jam te Shqipëria për të krijuar një mentalitet ndryshe, jo për paratë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here