De Biazi: Bëni durim, lista në datë 20

0
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, vazhdon turin e takimeve me lojtarët e kombëtares, ndërsa në një intervistë për Supersport ka treguar planetve toj deri më 24 mars, dita e ndeshjes kundër Italisë. Gjithashtu, De Biazi flet edhe për mungesat e shumta në mbrojtje: “Është një vështirësi më shumë, por duhet të njihemi më mirë me situatën, ta kuptojmë duke synuar ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundur”.

“Kukeli mund të jetë një alternativë, si të gjithë ata që do thirren. Nuk e di ende nëse do të thirret Kukeli, nuk e dimë listën. Ajo që është e sigurt është se do të studiojmë mënyrën ideale për t’u përballur me Italinë sa më mirë që mundemi, për t’i krijuar ndonjë vështirësi më shumë kësaj skuadre”.

Për emrat e rinj që mund të afrohen në kombëtare, De Biazi është hermetik: ” Bëni gjithë hipotezat, të hënën në datën 20 do të mësoni nëse janë të vërteta apo fantashkencë. Cikalleshi? Ka patur një problem të vogël fizik, por në të ardhmen me 99 përqind do grumbullohet. Duhet ta ketë kaluar problemin dhe në ndeshjen tjetër duhet të jetë në dispozicion për skuadrën e tij”.

Italia përballë, ndeshje natyrisht shumë e vështirë: “Përballemi me një skuadër të fortë me lojtarë në formë, Beloti, Insinje apo Kandreva, lojtarë me kualitet dhe që po luajnë me vazhdimësi. Ne duhet të përgatitemi jo me 100, por me 150 përqind për t’ju kundërvënë. Lojtarët duhet të luajnë edhe disa ndeshje deri në atë sfidë dhe të shohim si do të arrijmë, por do përpiqemi të nxjerrim më të mirën tonë për t’i shfrytëzuar shanset. Ndeshjet nuk janë kurrë të humbura para se t’i luash. Duhet t’i luash dhe pastaj varet shumë se si i luan dhe si i përgatit”.

Merkato dhe zërat që e lidhin De Biazin me kthim në Serinë A: “Flisni gjithmonë ju, unë nuk flas kurrë, por të gjithë shkruajnë, unë e kuptoj që mediat duhet të nxjerrin lajme të reja. Ky është dezinformim dhe jo informim”.

Armand Duka ka kandiduar për Komitetin ekzekutiv të UEFA-s dhe De Biazi komenton: “U gëzova shumë për kandidim, pasi besoj se është një ndër personat më kompetentë, më të aftë dhe që ka një eksperiencë menaxheriale më të mirë se shumë nga kandidtat e tjerë për atë detyrë. Do të ishte shumë bukur nëse do t’ja dilte të arrinte objektivin e tij. Unë ia uroj me gjithë zemër, pasi kështu do të thotë se Shqipëria ka një përfaqësim të rëndësishëm në botën e futbollit që vlen”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here