De Biazi, apel presidentëve: Me polemika s’ecet përpara

0

Anton Cicani

I pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Futbollit, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhani de Biazi, që ka mbërritur pak me vonesë, kjo për shkak të faktit që vetëm dje në mbrëmje ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza”, ka dalë të flasë në podium duke “dribluar” edhe protokollin, me një fjalim të shkurtër, por konçiz. “Jam I nderuar për faktin që më kanë ftuar në këtë Asamble dhe erdha me gjithë dëshirë. Falënderoj presidentin Duka, teksa përshëndes edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të ftuarit në sallë. Arritja e kombëtares vitin e shkuar, sigurisht, është meritë e të gjithëve dhe jo vetëm e De Biazit. Për ne, viti që u mbyll ishte i mrekullueshëm. Puna që kam bërë këtu më ka lumturuar dhe, fakti që më duhet të përmend sidomos faktin kryesor që më bëri të vendos të qëndroj gjatë këtu. Presidenti Duka më la dorë të lirë në zgjedhje dhe kjo mendoj se ishte më e rëndësishmja”. Sakaq, De Biazi, duke u ndalur te polemikat e kohëve të fundit, që kanë fryrë shumë garën sportive, sigurisht, nisur edhe nga ajo që po ndodh në kampionatin shqiptar, ngriti një apel: “Në futboll, e vetmja mënyrë për të bërë përpara është që të vazhdosh që të punosh me pasion, dëshirë dhe sakrifica. Polemikat e shumta apo akuzat e presioni ndaj gjyqtarëve, asnjëherë nuk sjellin progres, përkundrazi, kështu nuk ecet përpara”.

resource

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here