Davids i del në krah Alegrit: Dibala të shohë veten në pasqyrë!

0

Situata e Paulo Dibala po kthehet në një problem për Juventusin. Trajneri Alegri nuk po e aktivizon argjentinasin, i cili sigurisht që nuk ndihet mirë që ka përfunduar në stol.

Për situatën në fjalë ka komentuar dhe një nga mesfushorët e famshëm të Juventusit të viteve 2000, i cili luajti për shtatë sezone me bardhezinjtë. Edgar Davids ka folur për “Mediaset” dhe “sulmon” futbollistin 24-vjeçar.

“Dibala nuk është një futbollist i kompletuar. Ai është një talent i madh, por duhet të punojë më shumë. Nuk është gjithmonë faji i trajnerit, ose sistemit të lojës, sepse dhe vetë lojtari duhet të shohë vetën në pasqyrë dhe të japë më shumë”, përfundon holandezi Edgar Davids.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.