Davidi e ka mundur shumë herë Goliatin

0

Nga Franca, Ervin Baku

Se kush është Franca, atë e dimë të gjithë. Kampione e Botës (1998), dy herë kampione e Europës (1984 dhe 2000), pa përmendur vendet e treta dhe të katërta në Botë dhe Europë. Se kush jemi ne, edhe këtë e dimë të gjithë. Ardhja në këtë Europian është arritja jonë më e madhe. Tani vijmë te ndeshja. Dy ndeshjet e fundit i kemi marrë 4 pikë. Natyrisht, kanë qenë ndeëshje miqësore. Në Tiranë erdhën vërtet për turizëm, por ajo ndeshja në Renë nuk ishte edhe aq miqësore. Me Rumaninë i pashë në vështirësi. Një episod i shpëtoi. Sipas informacioneve që kam, trajneri Didier Deschamps ka menduar të lerë pushim disa titullarë nesër. Është e sigurt psh që Paul Pogba dhe Antoine Griezmann nuk do të luajnë kundër nesh. Do të pushojnë që të jenë në formën e tyre maksimale për ndeshjen e fundit në grup. Për trajnerin francez, Zvicra konsiderohet rivali kryesor për vendin e parë në grup. Francezët synojnë absolutisht vendin e parë në këtë grup A.

Ky vend do t’i përballte ata në 1/8 e finaleve me një vend të tretë (të grupit C, D ose E) dhe në çerekfinale me një vend të dytë (të grupit B ose F). Pra një rrugë e shtruar më lehtë deri në gjysmëfinale. Ky është objektivi i Noël Le Graët, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit. Një rrugë e lehtë në teori. Sepse praktika po na tregon që diferencat mes skuadrave janë gjithnjë e më të vogla. Dhe ky vend i parë i Francës kalon nga perballja me Shqipërinë. Francezët nuk e diskutojnë fitoren. Pikerisht ky nënvleftësim i tyre, nëse mund ta quajmë të tillë, na vë ne në pozicion komod për të tentuar gjithçka.

Pastaj, presioni është mbi ta. Ka ndodhur shumë herë që Davidi ta mundë Goliatin. Apo jo? Edhe pse ne kemi mundësi të kufizuara, ne do t’i luajmë shanset tona deri në fund. Në fund të fundit, futbolli nuk është shkencë ekzakte. Një pike do të ishte fitore e madhe.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image