Davide Astori, Fiorentina e Kaliari heqin nga qarkullimi fanellën me numër 13

0

Tashmë është zyrtare, për të nderuar kujtimin dhe për të mos e harruar kurrë Davide Astorin, Fiorentina dhe Kaliari kanë vendosur njëkohësisht që të heqin nga qarkullimi fanellën me numër 13.

Asnjë futbollist nuk mund ta veshë më fanellën që i përkiste mbrojtësit të ndarë nga jeta në mënyrë tragjike të dielën, para ndeshjes së Fiorentinës në Udine.

Kaliari ka ndërruar emrin e llogarisë në Twitter në “Ciao Davide”.

Ndërkaq, një tifoz i Milanit ka hedhur një ide që po përhapet me shpejtësi mes tifozerisë kuqezi, që kërkon të kujtojë mbrojtësin që ka luajtur te Milani në fillimet e karrierës: të enjten ndaj Arsenalit në fanellat e Milanit të shkruhet edhe emri i Astorit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.