Dashuria për nënën dhe tatuazhet, Torreira ka “pikturuar” çdo moment të jetës së tij

Tatuazhet në trup për një futbollist janë diçka normale që shpesh i shohim gjatë lojës së tyre. Ibrahimoviç, Neymar, Icardi, Naigolan, Boateng apo edhe Messi janë disa nga qindra lojtarët që shpesh i kemi parë me një vizatim në trupin e tyre. Simbolika dhe mesazhet e tyre domethënëse tregojnë shumë nga jeta dhe karrera e tyre personale.

Së fundmi në Angli në syrin e vëmendshëm të tifozëve kan rënë edhe mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira. Uruguajani është një ka lojtarët më luftarak të mesit të fushës dhe i lakmuar nga disa skuadra europiane. E në vorbullën e tatuazheve, Torreria ka diçka më tepër për të treguar.

Në trupin e tij gjendet debutimi i tij i parë me Uruguajn dhe zëvendësimi i tij në atë ndeshje. Më tej stema e ekipit të vendlindjes si dhe numrat që ka mbartur në vite. Një portret luani që karakterizon vet lojtarin është po ashtu pjesë e vizatimeve në trupin e tij. Megjithatë tatuazhi që prek më shumë zemrat e tifozëve dhe padyshim vet futbollistit janë prindërit e tij.

Në këmbën e tij të majtë është portreti i nënës së tij, Viviana. Torreira është shumë  i lidhur me nënën e tij dhe ka postuar rregullisht foto me të në mediat sociale . Në pjesën e brendshme të këmbës së tij të majtë duket është po ashtu protreti i një burri që supozohet të jetë babai i tij, Ricardo.  Të gjitha detajet janë vënë re gjatë seancës stërvitore të lojtarit në prag të ndeshjes me Arsenalin dhe Chelsea. Dashurinë për atë që e rritën dhe sakrifikuan për të, Torreira ka zgjedhur t’i ketë të stampuar në trupin e tij, pasi në zemër i ka që prej ditës kur ka lindur./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *