Dashuria për Gjermaninë, Mavraj: Nuk jam atdhetar i rrjeteve sociale

0

Ditët e fundit, në një takim me një klub tifozësh në Hamburg, Mërgim Mavraj tha ndër të tjera: “Pse nuk luaj për Gjermaninë? Ndoshta nuk isha aq i mirë për gjermanët. Do të kishte qenë një ëndërr të luaja për Gjermaninë. Fatkeqësisht, nuk u realizua”.

Këto fjali bënë bujë të madhe në Shqipëri, duke marrë kuptime të ndryshme, ndaj vetë Mavraj sot ka dalë me një deklaratë sqaruese në faqen e vet në Facebook: “Më duhet të sqaroj një deklaratë timen dhëne për tifozët e Hamburgut, që është transformuar dhe rrjedhimisht keqpërdorur. Sigurisht që kam respekt për vendin ku familja ime gjeti strehim, punë dhe ushqim, unë ndiej dashuri për këtë vend. Atdheu im është Shqipëria dhe gjuha ime është shqip. Në fushë s’jam kursyer kurrë, edhe duke rrezikuar karrierën. Mërgim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve sociale, por i fushës.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image