Dashuria kthehet në urrejtje! Kutrone feston si i çmendur, “vodhi” penallti ndaj Milanit

Dashuritë më të mëdha, kur rrugët ndahen, kthehen në urrejtje të po atyre përmasave. Ky ishte edhe rasti i Kutrones me Milanin, fanellën që e deshi aq shumë.

“Më larguan se duan të huaj para italianëve”, u shpreh sulmuesi, me drejtuesit që i besuan Piatek. Vendimi i marrë nuk është harruar, ndërsa ka festuar si i çmendur, për një penallti të “vjedhur” ndaj Romagniolit. Rebiç shënoi në të 56, por Kutrone i futur si zëvëndësues ndryshoi fatin e takimit. Një kontakt me Romagnolin që dukej se preku vetëm topin në atë rast, u pa te arbitri si një prishje ekuilibri të Kutrones.

Ky i fundit ka festuar si i çmendur duke kërkuar tifozët të ngrihen në këmbë dhe Pulgar nuk gaboi për të çuar shifrat në 1-1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *