Dashuria e vjetër harrohet lehtë, Ikardi injoron Interin: Jap gjithçka për të qendruar te PSG

Mauro Ikardi ishte një nga transferimet e bujshme të merkatos së verës, ndërsa lëvizi nga Interi te PSG. Por ekzistojnë ende shanset që zikaltrit të rikthejnë sulmuesin argjetinas duke bërë përpjekjet e tyre.

Megjithatë kjo lloj hipoteze nuk mbështetet nga vetë futbollisti, që e injoron dashurinë e vjetër. Sipas vetë sulmuesit, do të bëhet gjithçka vetëm për të qendruar në Paris. Në intervistën e dhënë për mediat, Ikardi është shprehur:

“Unë do të bëj gjithçka që të qendrojë në Paris. Duhet të tregoj shumë në fushën e lojës dhe këtu kam ardhur për të bërë gjëra të bukura”, ka thënë Ikardi. /Sport Ekspres/