Dashuria e tifozëve, Atletiko thyen rekordin e abonimeve

Një lajm i mirë për Atletikon e Madridit. Klubi ka thyer një rekord, përsa i përket abonimeve për sezonin e ri. Tifozët po tregojnë dashurinë e tyre për klubin dhe nuk ka më mirë se sa kur e mbushin stadiumin.

Sezonin e fundit, klubi numëronte plot 56.407 abonime vjetore. Nga sa mësohet nga shtypi spanjoll, Atletiko do të ketë më shumë tifozë këtë vit. Këta të fundit e kanë kaluar shifrën e vitit të kaluar dhe jemi vetëm në fillim të gushtit.

Vitin e kaluar, Atletiko zhvilloi sezonin e parë në stadiumin e ri, “Wanda Metropolitana”. Ky i fundit do ketë akoma më shumë njerëz këtë vit. Të gjithë në mbështetje të djemve të Simeones dhe me synimin për të ua bërë jetën ferr kundërshtarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *