Dashuri e zbehur me Barçën, Rakitiç nuk i mbyll derën Interit

Ivan Rakitiç dhe e ardhmja e tij në Barcelonë është vënë në dyshim nga mediat që nga eliminimi i turpshëm nga Liverpuli. Mesfushori është i lidhur ngushtë me një kalim te Interi. Në lidhje me këtë ka folur vëllai dhe agjenti i tij, Dejan Rakitiç. Ai shprehet se Rakitiç për momentin po mendon për Barcelonën dhe mbylljen ë sezonit në mënyrë pozitive. Megjithatë nuk i mbyll dyert Interit, duke u shprehur se të ardhmes nuk i dihet.

“Sot gjëndja është e lehtë për t’u shpjeguar. Rakitiç është shumë i lumtur në një nga klubet më të mëdha në botë dhe Ivan është i lumtur që është pjesë e Barcelonës. Ai ka pasur një sezon shumë pozitiv. Edhe në Barcelonë të gjithë kështu mendojnë. Ndaj Liverpulit ishte një ndeshje e keqe, por kjo nuk i heq meritat e sezonit të madh të Barçës. Interi? Të ardhmes nuk i dihet.”, u shpreh vëllai i mesfushorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *