Dashuri e përjetshme mes Donarumës dhe Milanit, portieri 21 vjeçar refuzon PSG dhe Totenhem

Xhixhio Donaruma do të mbetet lojtari i Milanit edhe këtë sezon duke kërkuar edhe rinovimin e kontratës. Ai i ka njoftuar agjentit të tij, Mino Raiola, se do të pranojë të jetë pjesë e kuqezinjve edhe në rast ulje të pagës. Ditën e sotme portali kryesor i Milanit, “Milan News”, raporton se Donaruma ka refuzuar dy ekipe kryesore, PSG dhe Totenhem. Dy oferta e fundit të deklaruara nga PSG ishin 20 milionë euro plus portierin Areola, si dhe 45 milionë euro cash.

Megjithatë klubi parizien është njoftuar se lojtari nuk ka interes për një largim nga “San Siro”. Donaruma u aktivizua tek klubi i Milanit në moshën 16 vjeçare duke zhvilluar një sezon fantastik. Por dashuria e tifozëve ra pak kur agjenti i tij, Mino Raoila, deklaroi se portieri do të largohet nga skuadra drejt një të ardhme më të mirë. Megjithatë pas 5 vitesh, afrimiteti i Xhixhios dhe mbështetësve të klubit është rritur jashtëzakonisht dhe ata nuk e kërkojnë një largim të gardianit kuqezi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *