Darkat në modë te Kukësi, këtë herë paguajnë Idrizi dhe Imami

Kukësi është pranë realizimit të objektivit, teksa skuadrës i duhet dhe 1 pikë për të garantuar matematikisht vendin e dytë, edhe pse do duhej ndonjë çmendur që ta humbnin pozitën aktuale, pasi janë 9 pikë larg ndjekësit më të afërt, kur duhen dhe 3 ndeshje nga fundi. Të besuarit e Pakult u ndalën nga Teuta në ndeshjen e fundit, megjithatë kjo gjë duket se nuk i ka vënë shumë në presion dhe lojtarët e kanë bërë modë tani që të qerasin njëri-tjetrin. Në javët e shkuara, Shkodra dhe më pas Musolli kishin qerasur skuadrën, ndërsa sot ishte radha e Imamit dhe Idrizit që të ftonin lojtarët e tjerë në një nga restorantet e kryeqytetit për të kaluar një pasdite së bashku. Te Kukësi e marrin veten me të mirë dhe kjo gjë po jep dhe efekte pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *