Danilo Alvesh bëhet çështje, Sinan Idrizi “kërcënon”

0

Danilo Alvesh është sërish çështje në Vlorë. Sulmuesi brazilian nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri pa u paguar. Nuk ndodh për herë të parë diçka e tillë, por tanimë administratori Sinan Idrizi nuk ka duruar më.

“I kemi dërguar letër FIFA-s dhe lojtarit për vonesën. Alvesh duhej të ishte në Vlorë. Nuk tolerojmë për vonesat”, ka thënë mes të tjerash Sinan Idrizi sot para mediave. Sulmuesi braziliani u largua në verë, por u kthyer sërish në ekip pak para fillimit të kampionatit. Problemet e pagave te Flamurtari vijojnë, çka pranohen edhe nga vetë Idrizi. Pjesa tjetër e futbollistëve janë kthyer në stërvitje, sikurse ka ndodhur me Elton Kale dhe Agustin Torasën.

“Situata te Flamurtari është normale. Mund të kemi çdo lloj problemi, por jo për pagat. Kush ka pretendime të tilla t’i drejtohet me një letër klubit. Për Alvesh për çdo ditë vonesë do të marrë gjobat e përcaktuara. Te Flamurtari nuk ka asnjë lojtar që i është drejtuar klubit për pagat. Me përgjegjësi të plotë. Ka vonesa një apo dy muaj, por ka edhe pagesa 30% parapagim”.

“Është një histori më e gjerë, lidhur me atë çfarë pranohet se ka një apo dy muaj vonesë pagash. Gjithçka lidhet edhe me privatizimin. Nëse klubi do të ishte privat, të jeni të sigurt se këto vonesa nuk do të ishin. Nga ana ligjore dua vetëm një letër që i është drejtuar një lojtar klubit për pagat e prapambetura. Nuk ka asnjë gjë të tillë, gjithçka është normale”.

ÇFARË KA NDODHUR NË TË SHKUARËN – “Duke qenë se nuk paguhesha, u shtira sikur udhëtova për në Brazil, për t’u fshehur në hotelin e skuadrës time të re (Tropical Resort, Durrës), deri në momentin kur kjo çështje të zgjidhej”, shprehej Alvesh për Yahoo Sports para disa kohësh.

Më tej ai tregonte: “Më zbuluan, një fotograf më fotografoi në Durrës dhe kjo më krijoi shumë probleme. Në fund, Flamurtari i shleu detyrimet dhe u ktheva. Edhe vitin pasardhës, qëndrova katër muaj pa u paguar. Bleva një biletë dhe u ktheva në Brazil. Kur drejtuesit më telefonuan, u thashë se arsyeja e largimit lidhej me mungesën e pagave”.

“Ata më thanë: ‘A je çmendur, ktheu menjëherë’, ndërsa përgjigjja ime ishte ‘Është e thjeshtë, më paguani detyrimet edhe do të vij’. Më paguanin dhe unë kthehesha. Duke qenë se kur unë luaja, ekipi fitonte dhe kur nuk isha në fushë, pësonim humbje, klubi u tregua gjithnjë më i duruar me mua dhe nuk më përzinte”.

“Jam një ndër kapitenët e ekipit dhe kam debatuar shpesh me presidentin Idrizi, edhe nëpërmjet gazetave. Pavarësisht kësaj, kemi shumë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi miq të mirë. Ndoshta sepse në Shqipëri është e rrallë që një lojtar të dalë kundër presidentit. Aq e pazakontë, sa kur i thashë presidentit që doja të largohesha nga klubi, më organizoi një festë surprizë, me tortë dhe gjithçka tjetër. Lojtarët e tjerë u çuditën dhe më pyesnin: ‘Si ka mundësi, ti u largove, debatove dhe ai sërish bën këto gjëra për ty?’. Çështja është që pavarësisht debateve me presidentin, ne kemi një marrëdhënie të mirë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg