Dani Alvesh sqaron një herë e mirë “sherrin” me Bonuçin

0

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjeteve sociale një histori sipas të cilës Dani Alvesh e Leonardo Bonuçi u zunë në pushimin e finales në Champions League kundër Realit dhe trajneri Maks Alegri i ka larguar pikërisht për atë histori.

Në fakt, ishte gjithçka një sajesë, por që si zakonisht në internet u kthye në lajm dhe e raportuan edhe media prestigjioze.

Një prej tyre ishte  ESPN Deportes, që shkruajti: Sipas thashethemeve, Dani Alvesh e Bonuçi u përleshën në pushimin e finales në Champions.

Leonardo Bonuçi e kishte dhënë dje versionin e vet, duke mohuar gjithçka, por sot ka reaguar edhe Dani Alvesh, i cili nuk ka duruar më dhe i është përgjigjur ESPN-së në Twitter: “Sa për informacionin tuaj, Ishim së bashku, duke vuajtur dhe duke komentuar humbjen deri në 6 të mëngjesit. Mos hidhni mut mbi ne, pa e ditur fare çfarë ndodh!”.

Postimin e Dani Alveshit e shpërndau edhe vetë Bonuçi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here