Dani Alvesh nxjerr blof Nejmarin: Më bindi ai për PSG-në

Nejmar tha në konferencën për shtyp të prezantimit në Paris se PSG-në e zgjodhi për të provuar diçka të re dhe për stimuj të rinj, por sqaroi se vendimin final për transferimin e mori para pak ditësh, sepse kishte shumë dyshime e dilema.

Thjesht diplomaci, ose edhe një dredhi për të tentuar marrjen e bonusit të besnikërisë nga Barcelona, sepse deri më 1 gusht nuk duhej të firmoste askund.

Megjithatë, pas PSG-Amiens 2-0 Nejmarin e nxorri blof miku i tij Dani Alvesh, i cili me sinqeritet të habitshëm pohoi: “Unë e binda Nejmarin të vinte te PSG? Jo, aspdk, thjesht i thashë të dëgjonte zemrën. Përkundrazi, ishte ai që më bindi mua të firmosja për PSG-në, duke më thënë që do të vinte edhe ai”.

Domethënë, Nejmar e paska ndarë mendhen prej javësh, ndryshe nga sa pretendon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *