Dani Alvesh nuk ka të ngopur: Dua rinovim dhe Botërorin!

Dani Alvesh nuk mundi të ishte pjesë e Botërorit “Rusi 2018”. Mbrojtësi i PSG-së pësoi një dëmtim gju në muajin maj që i hoqi atij mundësinë e të qënit pjesë e kombëtares së “Seleçaos”. Mungesa e e tij u ndje shumë pasi as Danilo dhe as Fagner nuk arritën të ishin në nivelin e Alvesh.

Tani mbrojtësi i krahut është 35 vjeç (në maj mbush 36), moshë kjo ky shumica e futbollistë varin këpucët, por jo Alvesh, ai nuk është një futbollist normal dhe këtë e treguar për vite me radhë.

Në një intervistë për medien spanjolle “SPORT”, braziliani tregon se është një lojtar me ambicie të pamasë, pasi synon që të jetë pjesë e Botërorit “Katar 2022”, edhe pse gjatë kohës së atij eventi Alvesh do të jetë 39 vjeç.

“Dua të shkoj në Botërorin e vitit 2022. Jam unë ai që vendos se kur do t’i jap fund. Nëse je i disiplinuar dhe punëtor gjatë të gjithë kohës mund të luash sa të duash. Rinovim me PSG-në? Sigurisht që do të thosha po ta kisha vetë në dorë, por kjo nuk varet nga unë”, përfundoi Alvesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *