Dani Alvesh ka një ide, rikthim në kontinentin e vjetër

Dani Alvesh e ka mbyllur bashkëpunimin me PSG dhe tani po kërkon për një tjetër skuadër. 36-vjeçari flitet për një kthim në Barcelonë, atje ku kaloi tetë vite të mrekullueshme.
Megjithatë, klubi katalanas dëshiron të fokusohet te lojtarë të rinj që premtojnë për të ardhmen. Kjo ishte pikërisht edhe arsyeja që Alvesh u largua para tre vitesh.

Kështu kjo ide bie poshte. Mediet spanjolle e lidhin brazilianin me një tjetër rikthim. Sevija është klubi ku ai debutoi në arenën evropiane. Tani afër fundit të karrierës mund të bashkohen sërish rrugët e tyre.

Dani Alvesh e dëshiron akoma qëndrimin në Evropë dhe klubi andaluzian do të ishte vend mjaft i përshtatshëm. Ai e sheh akoma veten të aftë për të përballuar një nivel kaq të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *