Dani Alvesh i papunë, kërkon ndihmë nga…Instagrami

0

Dani Alvesh vazhdon të sfidojë vitet teksa tregon një formë të shkëlqyer në moshën 36-vjeçare. Kapiteni i përfaqësueses së Brazilit mbylli së fundmi bashkëpunimin me francezët e PSG-së dhe është vënë në kërkim të një ekipi të ri.

Alvesh njihet për karakterin e tij ekscentrik, gjë që e tregon shpesh me veprimet e çuditshme në fushë, por edhe jashtë saj në rrjetet sociale ku është shumë aktiv.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Instragram, futbollisti pyet miq dhe fansa për t’i siguruar një vend pune, duke shkruar: “Kërkoj punë, ku mund t’ia dërgoj “CV” time? Dikush të më lajmëroi nëse ka kohë ta lexojë këtë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.