Dallku vlerëson punën e Dukës: Po flas në emër të ish-futbollistëve, do ishim harruar

Shqipëria u bë me një shtëpi të re të futbollit, që i çeli dyert fundjavën e shkuar në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të botës. Një stadium bashkëkohor që i plotëson të gjitha kushtet ashtu sikurse shumë nga stadiumet më të mëdha europiane.

Gjatë inagurimit të “Air Albania Stadium” ishin të ftuar edhe shumë emra të njohur të futbollit shqiptar, që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë sport përgjatë këtyre viteve. Ndërkohë lidhur me këtë, ka qenë vetë ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, që ka shprehur falenderimet e tij për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. Nuk kanë munguar fjalët e mira nga ana e ish-futbollistit të Kombëtares për punën e bërë nga kreu i qeverisë shqiptare të futbollit në gjithë këto vite, si dhe është ndjerë i vlerësuar dhe që shpreson ky stadium i ri të kthehet në një fortesë të pamposhtur për kuqezinjtë.

“ Po e marr përsipër që në emër të të gjithë ish-futbollistëve të ekipit Kombëtar Shqipëtar të ju falenderoj për respektin që keni treguar ndaj nesh, jo vetëm dje në hapjen stadiumit, por gjatë gjithë kohës jeni afër nesh dhe na ftoni për ndeshje të Kombëtares qofshin ato brenda apo jashtë Shqipërisë. Nuk dua ta zgjas më tepër vetëm dua t’ju them se jemi me fat që jetojmë në epoken tuaj president, sepse nga të tjerët do të ishim harruar prej shumë kohësh.
Ju uroj juve dhe Ekipit shëndet dhe vetëm suksese dhe uroj që Stadiumi “Air Albania” të bëhet kala e pamposhtur”, ka thënë Armend Dallku./Sport Ekspres/